Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, sipas së cilës pas datës 20 të çdo muaji nuk kryhen më analiza në QSUT.
Berisha u shpreh se ministrja ka thënë të vërtetën për situatën, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrat Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastirliu për vjedhje të fondeve publike.
Sipas tij, kjo është arsyeja pse spitali më i madh në vend nuk është në gjendje t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve.
“Ministrja që ka marrë detyrë, për këtë çështje ka thënë të vërtetën. Paratë i ka vjedhur Rama, Ilir Beqaj dhe Manastirliu. Janë përgjegjës kryesorë. Nuk ka ndodhur kurrë që spitali më i madh i këtij vendi të mos u përgjigjet shqiptarëve. Ky është rezultat i vjedhjeve të fondeve,” deklaroi Berisha.
Ai shtoi se kontratat për laboratorët kanë qenë korruptive, duke përmendur edhe rastin e një personi që sipas tij nga një kompani e vogël është bërë pronar i një laboratori modern me pajisje të avancuara.
