
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka zgjedhur të mbajë sekret formacionin për sfidën ndaj Polonisë, por sinjalet tregojnë se kuqezinjtë do të zbresin në fushë me skemën 4-3-3 dhe me një zgjidhje surprizë në repartin ofensiv.
Mungesat e Dakut dhe Manajt, si edhe forma jo optimale e Brojës, kanë krijuar dilema në sulm, duke bërë që tekniku brazilian të mendojë për një “nëntë false”. Në këtë rol pritet të aktivizohet Nedim Bajrami, i cili e ka interpretuar edhe më herët këtë pozicion.
Ndërkohë, porta, mbrojtja dhe mesfusha nuk pritet të pësojnë ndryshime nga ndeshjet e fundit, ndërsa konkurrenca mbetet e hapur për krahët e sulmit.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë (4-3-3):
Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Laçi, Asllani; Uzuni (Asani), Bajrami (Broja), Hoxha (Muçi).
Trajner: Sylvinho.