Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e çmimit të karburanteve/ Shoqëria civile thirrje për protestë sot para Kryeministrisë


Shoqëria civile ka bërë thirrje për protestë ditën e sotme përpara Kryeministria e Shqipërisë, në orën 17:00, në reagim ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve në vend.

Përmes njoftimeve të shpërndara në rrjetet sociale, organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në këtë protestë, me qëllim kundërshtimin e çmimeve të larta dhe kërkesën për uljen e tyre.

“Kjo është një thirrje për t’u bashkuar kundër padrejtësive,” thuhet në mesazhin e shpërndarë online.

Sipas organizatorëve, rritja e çmimit të karburanteve po ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e qytetarëve, duke rritur koston e jetesës dhe duke rënduar buxhetin familjar.

Për këtë arsye, ata kërkojnë reagim qytetar dhe presin pjesëmarrje të gjerë në tubimin e paralajmëruar.

foto galeri