Vendosni fjalën kyçe....

Një ditë pas protestës në PD, Rama fton demokratët në një bashkëbisedim në orën 12:00


Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot demokratët shqiptarë në një komunikim live në faqen e tij të “Facebook”.

Rama ka publikuar një postim në rrjetet sociale, ku thotë se në orën 12:00 do të zhvillojë një bashkëbisedim “live” në Facebook me demokratët, një ditë pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e PD-së.

Siç duket, kryeministri do të komentojë ngjarjet e bujshme të ditës së djeshme në PD.

Kujtojmë se edhe një ditë më parë, Rama reagoi për përplasjen në Partinë Demokratike duke i bërë thirrje mbështetësve të saj të braktisin Lulzim Bashën dhe Sali Berishën dhe të bashkohen në vend të tyre me të.

Ai quante Bashën humbës kronik dhe Berishën në listë të zezë.

“Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz! Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!”-shkruante mbrëmë Rama në Twitter.