Vendosni fjalën kyçe....

“Dumani i premtoi Yuri Kim-it se do arrestonte Berishën e Metën” – Kryemadhi


Ish-deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi, zbuloi mbrëmjen e sotme se ish-kreu i SPAK-ut i oshte zotuar SHBA-së se do arrestonte Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Në një intervistë për Top Story ish-kryetarja e LSI-së, tha se Dumani e bëri premtimin pasi mori detyrën në vitin 2022.

“Altin Dumani e ka marrë çështjen në 2018, me idenë dhe propozimin e famshëm që unë do ta çoj Ilir Metën në burg, ju duhet të më bëni kryetar të SPAK. Ju e dini shumë mirë që në 2019 kur filloi historia, ishte beteja mes Altin Dumanit dhe Arben Krajës. Më pas ai u tërhoq dhe u zgjodh Arben Kraja. Pastaj në 2022, kur Altin Dumani ka ardhur në krye të SPAK, një nga premtimet që i është bërë Juri Kim ka qenë ideja për arrestimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Pasi ka qenë ideja e famshme që drejtuesi i opozitës do të bëhej Lulzim Basha, ndërsa i maxhorancës do të ishte Erion Veliaj. Kjo ka qenë si një strategji politike, që duke u arrestuar Berisha me Metën automatikisht do të largohej edhe Rama, trekëndëshi i famshëm i Bermudës”, tha Kryemadhi.