Vendosni fjalën kyçe....

S’ka surpriza, Bajerni, Barcelona, Atletiko e Liverpuli në çerekfinale të Ligës së Kampionëve


Ashtu sic pritej, favoritët janë kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Bajerni ka shpartalluar edhe në Gjermani Atalantën 4-1 duke mos e vënë në dyshim për asnjë çast biletën.

Liverpuli ka përmbysur Gallatasarajin në Angli 4-0 pas humbjes në Stamboll një javë më parë.

Barcelona ka luajtur tenis me Njukasëllin në Spanjë duke e mundur ekipin anglez 7-2 në një ndeshje me plot gola e spektakël për tifozët e zjarrtë katalanas.

Atletiko e Madridit u mund në Angli prej Totenhemit 3-2 por falë fitores 5-2 një javë më parë në shtëpi, shkon më tej.