
Kryeministri Edi Rama, ka mirëpritur koordinimin mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Ligjin për të Huajt, duke theksuar se shkatërrimi i strukturave paralele është një proces i vështirë.
Në një reagim në X, Rama u shpreh se BE-ja duhet të tregojë të njëjtin guxim duke hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe duke avancuar aplikimin e saj për anëtarësim.
‘Mirëpresim koordinimin Kosovë–BE për Ligjin për të Huajt. Shkatërrimi i strukturave paralele është punë e vështirë. BE-ja duhet të tregojë po këtë guxim, të heqë masat ndëshkuese dhe të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e vetë Evropës”, ka shkruar Rama në X.