Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me kamionin në aksin Rrëshen-Kukës, dy të plagosur


Një aksident rrugor në aksin Rrëshen-Kukës ka përfunduar me plagosjen e dy personave.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti i shtetasit me inicialet M. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, humbi kontrollin dhe u përplas me një kamion të drejtuar nga shtetasi me inicialet A. U., 49 vjeç, nga Kosova.

Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot–Morinë referuan rastin në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal. Shtetasi M. M. dhe një pasagjere ndodhen nën kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.