Vendosni fjalën kyçe....

Arabia Saudite thotë se ka rrëzuar rreth 50 dronë brenda pak orësh



Arabia Saudite
ka bërë të ditur se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar dhjetë dronë të tjerë që po drejtoheshin drejt provincave Lindore dhe Qendrore të vendit, përcjell Fox News.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Arabisë Saudite, numri total i dronëve të rrëzuar brenda vetëm pak orësh ka arritur në rreth 50, të gjithë të neutralizuar pasi hynë në hapësirën ajrore saudite.

Ky sulm përbën një numër më të lartë se zakonisht të kërcënimeve ajrore për mbretërinë.

Mes zonave që konsiderohen të ndjeshme janë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Riad, baza ushtarake që strehon trupa të Shteteve të Bashkuara të AmerikësRiad, si dhe instalacionet e rëndësishme të naftës në vend.

Autoritetet saudite nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi origjinën e dronëve apo dëmet e mundshme.