
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim me Vjosa Osmanin, pas përfundimit të mandatit të saj si presidente.
Sipas kryetarit Abdixhiku, bashkimi me Osmanin përreth një vizioni të përbashkët politik do ishte në dobi të Kosovës, shkruan Koha. Ai ka deklaruar se për çështje specifike do flasë vetëm pas përfundimit të mandatit të saj si presidente.
“Përderisa zonja Osmani është presidente e vendit, dhe për 25 ditët e ardhshme u bëjmë nder Republikës dhe institucionit nëse nuk e përfshijmë në çështje partiake. Pas kësaj kohe, mund të flasim me specifikisht. Pa dyshim, përbashkimi eventual në një vizion të përbashkët do të ishte i dobishëm për vendin”, ka theksuar Abdixhiku.