Vendosni fjalën kyçe....

PS mori në mbrojtje Ballukun, Salianji: Nga sot nis epoka e re, Rama në përballje kundër SPAK


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, reagoi pas vendimit të mazhorancës për të rrëzuar kërkesën  e SPAK për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në reagimin e tij, Salianji tha se nga sot nis një përballje e hapur institucionale dhe politike mes qeverisë dhe drejtësisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe socialistët se nuk kanë dashur kurrë një drejtësi të pavarur dhe të barabartë për të gjithë.

Reagimi:

Vendimi i sotëm në parlament rrëzoi propagandën për “shkëlqimin” e drejtësisë së re dhe i dha fund një epoke të shkurtër, por të zhurmshme, gati 10-vjeçare, ku u shit iluzioni se një drejtësi e re, e mbështetur politikisht, do t’i jepte fund pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit.

Vendimi i sotëm është qartësisht fillimi i një beteje të re të socialistëve me drejtesinë, një betejë institucionale, publike dhe politike ndaj asaj që me propagandë u quajt “drejtësia e re”.

Sot, Rama dhe socialistët rrëzuan mitin që kishin ngritur prej vitesh për një drejtësi të pagabueshme.

Ata provuan se për ta drejtësia është e mirë vetëm kur përdoret politikisht, vetëm kur godet kundërshtarët, vetëm kur burgos ata që denoncojnë.

E vërteta është e thjeshtë: Rama dhe qeveria nuk ka dashur kurrë drejtësi të pavarur dhe te barabartë për të gjithë. Ka dashur një drejtesi për ta pérdorur si mekanizëm mbrojtje ose për ta përdorur me standarde të dyfishta, një instrument presioni dhe propagande, jo një garanci për shtetin e së drejtës.

Nga sot nis epoka e re, Rama në përballje të hapur kundër SPAK dhe drejtësisë!