
Kreu i PD Sali Berisha ka përfunduar fjalën e tij në protestën jashtë Kuvendit.
Ai u shpreh se opozita do të vazhdojë në “rrugën e dinjitetit dhe lirisë”, duke theksuar se kjo është “pranvera që do t’i rikthejë shpresën e madhe Shqipërisë”.
Ai falënderoi mbështetësit për pjesëmarrjen dhe shtoi se kundërshtarët politikë u trembën nga mobilizimi i tyre.
“Ne do të fitojmë, kjo është pranvera që ne do i rikthejmë shpresën e madhe Shqipërisë.
Në vazhdojmë në rrugën e dinjiteti, në rrugën e lirisë. Ju falënderoj për ardhjen tuaj sot.
Ata i tmerruat sot… Nuk mund ta imagjinoni, njëri kishte marrë rojën.
Të tjerën dolën nga pas, nuk ua mbante të kalonin këtej.
Por do të vijë dita që ato do të largohen nga ai Parlament”, tha mes të tjerash Berisha.