
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Greqisë ka publikuar një video përmes së cilës fton gratë që të regjistrohen si vullnetare për të shërbyer në Ushtrinë Helenike për herë të parë.
Videoja, e titulluar “Përgjegjësia për atdheun më takon edhe mua”, inkurajon gratë e moshës 20 deri në 26 vjeç që të aplikojnë deri më 31 mars përmes faqes zyrtare të Ushtrisë.
Vullnetaret do të shërbejnë për një afat 12-mujor në njësi dhe departamente të ndryshme të Ushtrisë dhe mund të zgjidhen si kandidate ose oficere rezerve në trajnim, shkruan Ekathimerini.
Megjithëse gratë kanë shërbyer në role të specializuara dhe si oficere edhe në të kaluarën, kjo shënon mundësinë e parë për rekrutim të përgjithshëm vullnetar në njësitë e rregullta të Ushtrisë.