
Bashkia e Tiranës njofton se, sikurse është bërë traditë, Tirana do të mirëpresë edhe këtë vit festimet për Ditën e Verës.
Sipas njoftimit zyrtar, devijimi i trafikut do të nisë prej orës 12:00 të datës 13 mars dhe do të zgjasë deri në orët e para të datës 15 mars. Në kuadër të festimeve janë planifikuar një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.
Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka marrë masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve kryesore të qytetit.
Rrugët që do të bllokohen
Nga data 13 mars 2026, ora 22:00, deri më 14 mars, ora 18:00:
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ish “Hotel Dajti”;
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish “Hotel Dajti” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”;
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi” deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”.
Nga data 13 mars 2026, ora 12:00, deri më 15 mars, ora 02:00:
- Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Brigada VIII”;
- Rruga “Pjetër Bogdani”, nga kryqëzimi me rrugën “Sami Frashëri” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjin Bue Shpata”.
Rrugët alternative për qarkullimin
Sipas planit të lëvizjes, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit do të bëhet në këto akse:
- Rruga “Lek Dukagjini”;
- Rruga “Abdyl Frashëri”;
- Rruga “Papa Gjon Pali II”;
- Rruga “Sami Frashëri”;
- Bulevardi “Zhan D’Ark”;
- Bulevardi “Bajram Curri”;
- Rruga “Myslym Shyri”;
- Rruga “Abdi Toptani”.
Ndryshime edhe për linjat urbane
Edhe transporti urban do të ketë devijime gjatë festimeve. Linja nr. 13 “Tirana e Re” dhe linja nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” do të devijojnë itinerarin e tyre përmes sheshit “Wilson” dhe bulevardit “Zogu I”.