
Juventusi ka marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj Pisës në ndeshjen e Serie A. Bardhezinjtë hasën vështirësi në pjesën e parë, duke mos arritur të zhbllokonin rezultatin.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti reagoi në pjesën e dytë, ku shënoi tre gola dhe siguroi fitoren. Në listën e golashënuesve u regjistruan Andrea Cambiaso, Marcus Thuram dhe turku Kenan Yildiz.
Me këtë sukses, “Zonja e Vjetër” ngjitet në vendin e gjashtë në renditje me 50 pikë. Në ndeshjen e radhës, Juventusi do të përballet në transfertë me Udinesen.
Nga ana tjetër, Pisa vijon të mbetet në vendin e fundit të renditjes dhe në takimin e ardhshëm do të presë Cagliarin.