
5 persona janë vënë nën masa sigurie nga autoritetet, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë falsifikimi dokumentesh dhe shpërdorimi detyre që lidhet me përfitimin e paligjshëm të një pasurie toke në fshatin Mëzez.
Sipas vendimit të gjykatës, masa “Arrest në burg” është caktuar për shtetasin Denis Bakalli 45 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe ndaj Imer Çelaj 59 vjeç, masa “Arrest në shtëpi” i dyshuar për të njëjtën vepër penale.
Sipas hetimeve dyshohet keta shtetas kanë kaluar në pronësi të tyre një sipërfaqe toke 2350 m² në fshatin Mëzez, që ishte pronësi të një shtetasi tjetër, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me 3 punonjësit e ASHK-së.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Kontrata”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i datës 03.03.2026, i Gjykatës së Tiranës, që ka caktuar masat e sigurisë për 5 shtetas, si vijon:
-“Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin D. B., 45 vjeç;
-“Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin I. Ç., 59 vjeç;
-“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit B. S., 49 vjeç, F. Z., 35 vjeç dhe Th. L., 41 vjeç, punonjës në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
Nga hetimet dyshohet se shtetasit D. B. dhe I. Ç. kanë kaluar në pronësi të tyre një sipërfaqe toke 2350 m² në fshatin Mëzez, që ishte pronësi të një shtetasi tjetër, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me 3 punonjësit e ASHK-së.
Më tej, Gjykata ka caktuar sekuestro preventive për këtë sipërfaqe toke.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme