
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Noka shkruan se presioni i protestave të opozitës po çmonton narkoregjimin.
Në një shënim në rrjetet sociale ai shkruan se i pari i shkarkuar është drejtori i Përgjithshëm i policisë Ilir Proda, i pari kryepolic që është emëruar nga krimi.
“Presioni i protestave të opozitës çmonton narkoregjimin. Shkurti shkurton urët, Marsi mbledh “lëkurët”. Ilir Proda, i pari kryepolic i emëruar nga krimi që prej themelimit të shtetit. Shkarkimi i tij bërtet panikun e Edi Ramës, i cili po i numëron me gishta personat e mbetur në rrethin e tij, që mund t’i japin blindim të plotë partiak Policisë së Shtetit.
Sokol Bizhga është elementi parti në kupolën policore. Një tradhtar i shtetit që bëri karrierë mbi gjakun e kolegut të tij Gjergj Mehmeti, të cilin e tradhtoi duke ia dorëzuar bandave kriminale”, shkruan Noka në mesazhin e tij në rrjetet sociale.” – shkruan Noka.