Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada e Francës në Shqipëri dënon sulmin ndaj Vilës së Enver Hoxhës



Ambasada e Francës në Shqipëri
ka reaguar pas hedhjes së molotovëve në ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha, gjatë protestës së organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në deklaratën zyrtare, ambasada dënon me forcë aktet e dhunës dhe i cilëson si të papranueshme sulmet ndaj “Vila 31 – Fondacioni Art Explora”, e cila që nga viti 2025 funksionon si rezidencë për artistë ndërkombëtarë dhe synon të forcojë lidhjet kulturore mes Shqipërisë dhe Evropës.

“Organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt. Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme”, thuhet në reagim.

Ambasada thekson se e drejta për të protestuar është legjitime, por asnjë formë dhune nuk mund të justifikohet dhe i bën thirrje organizatorëve të tregojnë përgjegjësi.