Vendosni fjalën kyçe....

Tensione tek zona e ish-Bllokut, hidhet ujë dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve


Është agravuar situata tek zona  e Bllokut. Policia ka hedhur ujë me presion për të shpërndarë protestuesit dhe gaz lotsjellës.

Më herët kreu u Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi se qytetarët janë sulmuar në mënyrë të paprecedentë nga policia me gaz lotsjellës.

Gjithashtu Pas tensioneve, dhe hedhjes së molotovëve te vila e ish-diktatorit Hoxha, ka pasur edhe disa protestues të shoqëruar.

Forca të shumta të policisë, u vendosën në godinën e ish-diktatorit Hoxha.