Vendosni fjalën kyçe....

Rama paralelizon protestën në Tiranë me sulmet në Teheran: Opozita me plehrat, Shqipëria me botën e lirë


Në kuadër të protestës së pestë kombëtare të opozitës që po zhvillohet sot në rrugët e Tiranës, Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi dhe kritikë ndaj veprimeve të demokratëve.

Në një postim në rrjetin social X, Rama ka shpërndarë dy fotografi: njëra tregon sulmet amerikano-izraelite në Teheran, ndërsa tjetra një kosh plehrash që ka marrë flakë nga molotovët e protestuesve në Tiranë.

Kryeministri shkruan:
“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës.”