
Banorët dhe subjektet tregtare në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në datat 2–5 mars 2026. Ndërprerjet lidhen me manovrime teknike dhe masa sigurie në rrjetin e transmetimit.
Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të stakimit për arsye sigurie të linjës 400 kV Fier – Elbasan – Qafë Thanë, do të kryhen ndërhyrje në disa linja 35 kV dhe 10 kV, çka do të sjellë ndërprerje të shkurtra në zona të caktuara.
Elbasan
Në Elbasan, gjatë datave 2–4 mars, do të ketë ndërprerje 5-minutëshe. Konkretisht, nga data 2 deri më 4 mars 2026, në intervalin 08:00–17:00, do të stakohet dhe tokëzohet linja 35 kV L30–66 Mjekës – Kombinati i Drurit Elbasan.
Për rreth 5 minuta (kohë e domosdoshme për realizimin e manovrimeve), pa energji do të mbeten këto zona në bashkinë e Elbasanit:
Ital Druri
Lagjja “Skënderbej”
Fabrika e Tullës
Pompat Hajdaran
Shushicë
Fushë Bull
Tahiraj
Shirgjan
Reparti Mjekës
Fshatrat Mjekës
Kryezjarr
Gramsh
Në qytetin e Gramshit, ndërprerje do të ketë më 2 dhe 5 mars, në orarin 06:00–06:05. Gjatë këtyre datave do të stakohet linja 35 kV L30–78 Mjekës – Banjë, për kryerjen e manovrimeve të nevojshme në rrjet.
Për 5 minuta do të ndërpritet furnizimi për:
Nënstacionet Gramsh dhe Cërrunjë
Impiantin Fotovoltaik Lundrues të Banjës – Statkraft
HEC-et: Sotiraj, Lenie, Mivas, Tërvol, Kabash, Kërrpicë, Storë, Pisha
Subjektin AL Mex Wood
Ndërprerja do të prekë gjithashtu një numër të konsiderueshëm lagjesh dhe fshatrash në rrethin e Gramshit, mes tyre: Çekin, Uzina Çekin, Lagjja Xhile Liçi, Lagjja 18 Gushti, Lagjja Holta, Lagjja Llapushaj, Konvikti, Lagjja e Oficerave, Trashovicë, Tunjë, Kushovë, Pishaj, Skënderbegas, Kodovjat, Kukur, Lenie, Cërujë, Qerret, Sult, Katërlis, Kutërqar, Dushan, Zgjup, Kotorr, Ranxhë, Lleshaj, Kabash, Tërvol, Drizë, Gjergjovinë, Galigat, Bizhdan, Gostimë, Shtëpanjë, Klos, Floq, Banjë e Vjetër, Tregan, Gjinar, Shënavlash, Valesh dhe zona të tjera përreth.
Librazhd
Në Librazhd, ndërprerje do të ketë gjatë ditës në datat 2–4 mars. Në këtë periudhë, nga ora 08:00 deri në 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet linja 10 kV e Fiderit F7 të Nënstacionit Kombinati i Drurit.
Si pasojë, pa energji do të mbeten përkohësisht disa zona në rrethin e Librazhdit:
Shirgjan
Reparti Mjekës
Fshatrat Mjekës
Kryezjarr
Autoritetet energjetike sqarojnë se ndërprerjet janë të kontrolluara dhe me kohëzgjatje të kufizuar, të domosdoshme për garantimin e sigurisë së rrjetit dhe realizimin e procedurave teknike. Konsumatorëve u rekomandohet të marrin masa paraprake për të shmangur dëmtimin e pajisjeve elektrike gjatë intervaleve të stakimit.