
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një mbledhje me kabinetin qeveritar, e cila ka zgjatur rreth 30 minuta.
Lëvizja vjen një ditë pas ndryshimeve në përbërjen e qeverisë. Sipas gazetarit Osman Stafa, në një raportim për News24, në fokus të takimit ka qenë situata e drejtësisë.
Ndryshimet në kabinet përfshijnë zëvendësimin e Belinda Balluku në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës me Enea Karakaçi; Elisa Spiropali në krye të Ministrisë së Jashtme me Ferit Hoxha; si dhe Pirro Vengu në Ministrinë e Mbrojtjes me Ermal Nufi.
Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi diskutimet e zhvilluara gjatë mbledhjes.