Vendosni fjalën kyçe....

Nxirret nga lumi Osum trupi i pajetë i një 58-vjeçareje në Berat



Një grua është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në ujërat e lumit Osum, në qytetin e Beratit.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 07:40, familjarët kanë nxjerrë nga lumi trupin e pajetë të shtetases M. M., 58 vjeçe. Dyshohet se ajo është vetëmbytur.

Nga deklarimet e familjarëve mësohet se 58-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa një ditë më parë, rreth orës 19:00.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.