
Kryeministri Rama ka bërë disa ndryshime në qeveri mbrëmjen e sotme. Ndryshimet vijnë pas mbledhjes së grupit të PS-së dhe vetëm pak muaj pas betimit të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025.
Ndryshimet
Belinda Balluku largohet si zv.kryeministre – Zëvendësohet nga Albana Koçiu
Belinda Balluku largohet si ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës – Zëvendësohet nga Enea Karakaçi
Albana Koçiu largohet si ministre e Brendshme – Zëvendësohet nga Besfort Lamallari
Elisa Spiropali largohet si ministre e Jashtme – Zëvendësohet nga Ferit Hoxha
Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë – Zëvendësohet nga Toni Gogu
Toni Gogu largohet si ministër i Marrëdhenieve me Parlamentin – Zëvendësohet nga Erjona Ismaili
Pirro Vëngu largohet si ministër i Mbrojtjes – Zëvendësohet nga Ermal Nufi
- Ermal Nufi ishte emëruar drejtor i kabinetit të zv.kryeministres Belinda Balluku në gusht 2022.
- Erjona Ismaili u zgjodh deputete e Sarandës në zgjedhjet e 11 majit.
- Ferit Hoxha më herët ka mbajtur postin e ambasadorit të Shqipërisë në OKB.
- Enea Karakaçi ka qenë drejtor i OSHEE-së së fundmi.