Vendosni fjalën kyçe....

“Kurrë s’do të ndërhyjmë në çështjet e drejtësisë”- Rama: Mua me deklarata nervoze, kur Berisha sulmon SPAK-un heshtni


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ai dhe qeveria e tij janë mbështetësit më të mëdhenj të drejtësisë së pavarur, por sipas tij, institucionet e drejtësisë reagojnë me “deklarata nervoze” vetëm kur ai shpreh kritika publike.

Rama u shpreh se ndërsa ndaj tij ka reagime të menjëhershme nga këshillat e drejtësisë, nuk ka asnjë qëndrim kur, sipas tij, Sali Berisha del para SPAK dhe sulmon prokurorin e posaçëm Altin Dumani.

“Kur dëgjoj që një gjykatës i thotë prokuroi, rëndoje dorën se e ke të lehtë akuzën apo një tjetër gjykatës në apel i jep një dënim dhe më të rëndë që kishte në shkallën e parë.

Halli më i madh është se nuk ka asnjë reflektim të dukshëm në pushtetin gjyqësor. Këtë perceptim shqetësua ma forcon një fakt, që kur unë ngre shqetësime, këshillat e gjyqësorit dhe prokurorive më ngjeshin si pullë poste mbi fjalët e mija ca deklarata nervoze si ca njerëz që një daulle dasme i prish gjumin e drekës.

Me ca thirrje për ca aktorë politikë për të mos i bërë presion drejtësisë, bla bla bla. Tani në këto kohë atij që nuk u bë dot pasardhësi im pasi ishte paraardhësi im, nuk ia artikulojnë dot një deklaratë, por gjysmë llafi dhe pasi del dhe lexon librin e shtëpisë prokurorit më kurajoz mu të dera e SPAK.

Të merren me mesazhin jo me mesazherin se paguhen i frëngu pulën bashkë me sekretar e këshilltarë. Nga unë që u kam dorëzuar shatën e drejtësisë së pavarur që rrinte në zyrën time që nga viti 1912. Kurrë nuk do të ndërhyjmë në çështjet e drejtësisë, siguria juridike e qytetarëve, garancitë e procesit”, tha Rama.