Vendosni fjalën kyçe....

Merret vendimi për shpërthim të kontrolluar pranë tunelit të Llogarasë, masa për zhbllokimin e qarkullimit më juglindje



Ditën e sotme, në orën 12:00, rreth 1150 metra nga dalja e Tuneli i Llogarasë, në drejtim të Palasës, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në kuadër të punimeve për hapjen dhe sistemimin e trasese së rrugës.

Sipas informacioneve zyrtare, ndërhyrja është pjesë e procesit teknik për avancimin e punimeve infrastrukturore në zonë dhe do të realizohet nga specialistë të fushës, duke respektuar të gjitha standardet e sigurisë. Autoritetet bëjnë me dije se shpërthimi është planifikuar në mënyrë të tillë që të mos shkaktojë ndërprerje të qarkullimit rrugor.

Për mbarëvajtjen e procesit, punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, e cila do të jetë në terren për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së drejtuesve të mjeteve gjatë momentit të shpërthimit.

Drejtuesit e automjeteve që do të kalojnë në këtë segment këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të policisë, në mënyrë që procesi të zhvillohet pa incidente.