Vendosni fjalën kyçe....

Çahet rruga kombëtare Skrapar-Përmet (Video)


Rruga kombëtare Skrapar-Përmet i është bashkuar fondit të rrugëve të Shqipërisë që janë çarë apo shembur.

Siç duket në video, nga rrëshqitja e dherave anësore, rruga është shembur dhe çarë në një pjesë të mirë të saj. Dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog Çepan pranë Përmetit.

Po kështu ditën e sotme është bllokuar prej disa orësh hyrja në qytetin e Çorovodës pas rënies së një masivi shkëmbor në fshatin Buzuq.