Vendosni fjalën kyçe....

“Organizatë kriminale”- Berisha: PS është një repart krimi


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj mazhorancës në prag të mbledhjes së Kuvendit për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku.

I pyetur nga gazetari Osman Stafa nese Partia Socialiste do të votojë kundër kërkesës së SPAK, Berisha deklaroi se PS është një repart krimi  dhe se mazhoranca është përgjegjëse për mbrojtjen e zyrtarëve të implikuar në afera kriminale.

 

 

Osman Stafa: Z. Berisha, ditën e nesërme PS mbledh grupin parlamentar. A mendoni se PS do të marrë vendim për të mos votuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, të kërkuar nga SPAK?

Sali Berisha: Ajo është një repart krimi Osman. Ajo parti ka faktuar shqiptarëve që është mater matrix e krimit në Shqipëri. Nuk ka. Ajo parti ka krimin substancën, shpirtin, mendjen e vet.
Sepse është ajo parti që ka sjellë këtë situatë, është ajo tolerancë, ajo bashkëfajësi që kanë ata në vjedhje dhe të gjitha, dhe ajo parti nuk është gjë tjetër vetëm parti e krimit.

Aty Sara Mile dhe Arkend Balla janë lule çfarë janë ministrat dhe zyrtarët e tjerë të implikuar.

Prandaj, unë mendoj se mund ta përdorni fjalën parti, por më shumë se çdo gjë tjetër i shkon fjala organizatë kriminale.