Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi mobilizuar për të zgjidhur problemin e rrugës në Librazhd” – Kreu i ARRSH-së


Kreu i ARRSH-së Ami Kozeli, tha sot se erozioni lumor e reshjet ishin shkaktaret e shembjes së rrugës Librazhd-Elbasan. Në konferencën për shtyp, ai theksoi se po punohet për ndërtimin e një rruge të re alternative.

“Mbetet ndikimi i reshjeve intensive, erozioni lumor që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive. Në mbledhjen e djeshme, datë 24 shkurt, u morën këto vendime:

Ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin. Prishja e urës ekzistuese dhe lehtësimi i ngarkesës në rrugën e rrëshqitur deri në ndërtimin e një skarpate natyrale.

Sistemi dhe disiplinimi i urave sipërfaqësore në të gjithë zonën e planit të rrëshqitjes.

Aksi Librazhd-Prrenjas është me rëndësi strategjike dhe do të rikthehet në funksion të plotë pas sigurimit të situatës.” – tha Kozeli.

Ai shtoi se ARRSH është e mobilizuar plotësisht për zgjidhjen e problemit sa më shpejt të jetë e mundur.

““ARRSH ka një mobilizimi total për zgjidhje sa më të shpejtë dhe të sigurt  të këtij aksi, Ky aksi i ri është një gjatësi minimum 1.3 kilometra, nuk mund të them një afat konkret  kohor. Lidhur me pjesën e marrjes së interteve, unë vazhdoj ta përgënjeshtroj se fenomeni të këtë ndodhur për shkak të marrjes së inerteve pasi ka pasur një kontroll nga IKMT, i cili ka verifikuar dokumentacionin dhe nuk ka shkelje nga ana e kontraktorit të ngarkuar me punime. Në atë zonë, kemi një erozion të vazhdueshëm ndër vite, në 2015, distancat midis trupit lumor dhe shinave të trenit ishte 35 metër, në 2023 kishte shkuar në 17 metër.” – tha Kozeli.