Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Qeveria mbron Ballukun për të fshehur 1.1 miliard euro korrupsion



Deputeti i PD, Klevis Balliu, akuzon qeverinë se po mbron zv.kryeministren Belinda Balluku për të fshehur aferat korruptive, ndërkohë që qytetarët përballen me arrestime për pjesëmarrje në protesta.

Në videomesazhin e tij, Balliu thekson se ndaj Ballukut rëndojnë 11 akuza për shkelje në tendera me vlerë rreth 1.1 miliard euro dhe se ndërhyrjet në hetime po bëhen me çdo mjet. Ai i bën thirrje qytetarëve të reagojnë për të ndalur korrupsionin qeveritar.

Sipas Balliut:

“Qeveria është e gjitha në mbrojtje të Lubisë për të mbrojtur vjedhjen, ndërkohë që kërkon të arrestohen qytetarët që protestojnë sepse janë vjedhur. Lubia ndërkohë ka ndërhyrë në hetime edhe më fort, me para dhe me çdo mjet. Ajo ka 11 akuza për shkeljet në tendera që shkojnë në total rreth 1.1 miliard euro.
Kjo qeveri hajdutësh do të bëjë gjithçka për të mbrojtur vjedhjen që të vazhdojë vjedhja, ndaj edhe ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i rrëzuar këta pushtetarë të korruptuar dhe për të shpëtuar qytetarët nga vjedhja.”