Vendosni fjalën kyçe....

Sherr në një lokal në Burrel, një i lënduar, 2 persona në kërkim


Një konflikt ka ndodhur në një lokal në Burrel, ku një person ka mbetur i lënduar. Ai mori ndihmën e parë në spitalin e Burrelit dhe më pas u transportua drejt Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.