Vendosni fjalën kyçe....

“Korrupsioni Rama-Balluku shkatëroi rrugët e vendit, laku po u ngushtohet të dyve” – Këlliçi


Deputeti demokrat Belind Këllicci ka akuzuar kryeministrin Rama dhe zv.kryeministren Balluku për shkatërrimin e rrugëve të vendit që po u kushtojnë shumë qytetarëve. Ai thekson se shkaku i gjendje skandaloze të rrugëve është korrupsioni në infrastrukturë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai thekson se gjendja e rëndë të infrastrukturës në Juglindje të vendit, ku qytetarët përballen me bllokime të përsëritura dhe pasiguri për shkak të dëmtimit të akseve kryesore. Sipas tij, shkaku fillestar i këtij kolapsi është korrupsioni qeveritar dhe abuzimi me fondet publike, ku rritja e kostove të ndërtimit nuk përkthehet në cilësi, por në përfitime për klientët e pushtetit.

Ai e cilëson këtë si një vjedhje të drejtpërdrejtë që rëndon mbi jetën e familjeve shqiptare dhe akuzon kryeministrin Rama se po mbron zëvendëskryeministren Balluku nga drejtësia, pavarësisht hetimeve të SPAK për abuzime miliarda eurosh.

Në mbyllje, Këlliçi thekson se ky mbrojtje e korrupsionit jo vetëm që paralizon lëvizjen e lirë, por po bëhet pengesë serioze edhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke paralajmëruar se llogaridhënia përpara qytetarëve dhe institucioneve ndërkombëtare është e pashmangshme.

“Korrupsioni Rama-Balluku bllokon rrrugët e Juglindjes dhe rrugën e Brukselit!

Në mënyrë të përsëritur, sidomos në fundjavë, mijëra qytetarë, familjarë, të mitur e të moshuar kalojnë orë të tëra paniku të bllokuar në rrugë, për shkak të rënies, dëmtimit dhe paralizimit të akseve kryesore të Juglindjes.

Arsyeja kryesore e kësaj krize në infrastrukturë, është korrupsioni. Ndërsa buxhetet fryhen e shtohen miliona euro për segmente të caktuarta, rezulton se këto para shkojnë shumë pak për cilësinë e sigurinë e punimeve. Qartazi ato ndahen mes qeverisë dhe klientëve të saj, mes Rama-Ballukut dhe ndërtuesve. Ndryshe si shpjegohet se sa më shumë rriten kostot, aq më shumë bien rrugët?!!!

Ky është rasti klasik se si hajdutëria qeveritare i kushton drejtpërdrejt qytetarëve, e provojnë në lëkurën e tyre ku me qindra familje mbesin gjithë ditën në trafik, në kohë të keqe, pa shpjegim, pa komunikim, pa orientim. Si në xhungël.

Nërkohë, ka hyrë në mandatin e katërt, ai që shante e mallkonte me; rrugët kanë ngelur rrugëve.

Sot, shqiptarët kanë ngecur rrugëve, sepse rrugët bien, shkatërrohen. I vetmi reagim i Kryeministrit për këtë situatë të tensionuar, është të mbrojë Belinda Ballukun nga drejtësia, e cila është zyrtarisht e pandehur për të paktën 1.1 miliardë euro abuzim, aq sa është bërë publike deri tani nga hetimet.

Dëmet në buxhet patjetër se do të jenë më të mëdha, sa më shumë avancon prokuroria, e kudo ku ajo bën verifikime.

Përveç këtyre akseve, një rrugë tjetër po bllokohet nga Edi Rama për hir të Belinda Ballukut, që është ajo e integrimit europian. Brukseli u detyrua të vijë në Tiranë e ta bëjë të qartë se mbrojtja e korrupsionit po bëhet pengesë dhe ky është moment kritik për vendin e perspektivën europiane.

Të gjitha këto zhvillime bëjnë direkt përgjegjës Edi Ramën dhe Belinda Ballukun.

Nesër, me 23 shkurt, është parashikuar seanca e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ku kërkesa e SPAK për Ballukun ka më shumë se 2 muaj që mbahet në sirtar. Edi Rama është vetë i përfshirë në aferat e Ballukut dhe ka bërë gjithçka, ndryshoi dhe ligjin për të mbetur i paprekshëm.

Por laku po ngushtohet dhe ora po afron.

Qytetarët e demokratët janë në shesh dhe Brukseli po vështron. Shqipëria nuk mund të bllokojë akset dhe rrugën e integrimit vetëm që të shpëtojë palloshi i gjatë nga drejtësia.” – shkruan Këlliçi në Facebook.