Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet qarkullimi në aksin Librazhd–Pogradec, por edhe aksi alternativ Lozhan–Moglicë–Gramsh është i dëmtuar



Ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin aksin Lozhan–Moglicë–Gramsh si rrugë alternative, ky segment paraqitet me dëmtime të shumta në trupin e rrugës, duke e bërë qarkullimin të vështirë dhe problematik.

Kjo thirrje vjen pasi ARRSH njoftoi bllokimin e qarkullimit në aksin Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, për arsye sigurie.

Megjithatë, drejtuesit e mjeteve që orientohen drejt itinerarit alternativ përballen me një tjetër problematikë, pasi edhe ky aks rrugor ka nevojë për ndërhyrje dhe përmirësim të menjëhershëm, për të garantuar sigurinë dhe normalitetin e qarkullimit.