Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Vlorë, plagoset rëndë një biçiklist



Një aksident është regjistruar para pak çastesh në zonën pranë Rrugës Transbalkanike në Vlorë, ku një automjet tip “Audi” ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.

Sipas informacioneve paraprake, makina ka goditur biçiklistin në lëvizje, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.