Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkime intensive nga HEC-et e kaskadës së Drinit


Shkarkimet me intensitet të lartë vijojnë prej tre ditësh nga tre hidrocentralet më të mëdhenj të vendit, pjesë e kaskadës së lumit Drin.

Aktualisht:

  • HEC Fierza po shkarkon rreth 1000 m³ ujë në sekondë;

  • HEC Koman po shkarkon rreth 800 m³/sek;

  • HEC Vau i Dejës po shkarkon rreth 800 m³/sek.

Sipas të dhënave, reshjet intensive që vijojnë në territorin që përshkon kaskada e Drinit pritet të rrisin më tej prurjet në tre basenet kryesore ujore të vendit.

Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa rritja e shkarkimeve synon menaxhimin e nivelit të ujit në rezervuarë për të shmangur mbingarkesën e digave në kushtet e motit të paqëndrueshëm.