
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se bisedimet me Iranin vazhdojnë dhe paralajmëroi se nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme derisa Irani të ketë armë bërthamore. Ai njoftoi se SHBA dhe partnerët kanë dërguar ndihma humanitare në Gaza dhe po punojnë me OKB për të siguruar stabilitet dhe paqe në rajon.
“Kemi punë për të bërë ende me Iranin, nuk mund t’i lejojmë të kenë armë bëthamore. Nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme, sa kohë Irani ka bombën bërthamore.
Këtë ua kemi thënë me fjalë të ashpra. SHBA dhe partnerët kanë dërguar ndihma humanitare në Gaza, siç nuk janë parë më përpara.
Kemi arritur të sjellim shumë njerëz të rinj në këtë organizatë. Po punojmë me OKB, do flas edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me të.
Më fikën teleprompterin herën e fundit, nuk kisha teleprompter. Kisha fjalimin më të mirë të mundshëm të përgatitur. Së bashku ne jemi të përkushtuar për të arritur paqe në Gaza.
Shumë vende që nuk kanë lidhje me këtë zonë, por janë afër saj, janë të interesuar për paqe në Lindjen e Mesme. Janë dy vende që donin të luftonin kundër Hamasit. Por u kam thënë që ata do t’i heqin armët”, tha ai.