Vendosni fjalën kyçe....

“Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni”- Topalli


Projektligji për Shërbimin e Jashtëm u diskutua sot në seancën plenare të Kuvendit, ku u shoqërua me debate dhe kritika nga opozita.

Deputetja e Partia DemokratikeJozefina Topalli, deklaroi se korrupsioni mbetet sfida kryesore për Shqipërinë dhe pengesa më e madhe në rrugën drejt integrimit evropian.

“Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni. Shqipëria do të ishte krejt tjetër në procesin e integrimit nëse në vitin 2013 Rama nuk do të refuzonte miratimin e tre ligjeve që kërkonte BE,” u shpreh Topalli.

Sipas saj, korrupsioni nuk është thjesht vjedhje, por përbën minim të shtetit dhe institucioneve të tij.