Vendosni fjalën kyçe....

“Ka humbësa serial që në 1996-ën që bëhen deputetë. PD s’e ka luksin të përjashtojë zërat kundër”


Tejet kritik ndaj drejtuesve të PD-së u treguar mbrëmjen e sotme në foltoren e Beratit ish-deputeti Salianji.

Ai tha se në PD futën në lista të mbyllura e bëhen deputetë humbësa që kanë humbur çdo përballje me kundërshtarët në zonat e tyre.

“Ne sot nuk po bëjmë asgjë  dhe personalisht nuk po bëj sot asgjë më shumë sa po i jap zë çdo demokrati që zgjoi PD nga gjumi letargjik që kishte 8 muaj që nuk dilte në terren nuk bënte protesta dhe nuk organizohej. Në zgjedhjet e 11 majit për ta rikujtuar për ata që janë në zonat e komfortit, PD ka humbur më thellë sesa në vitin e mbrapshtë 97. Kudo ku ska patur përgjegjësi për rezultatet, humbjet kanë qenë dhe më të thella. Ka humbësa që bëhen deputetë që nga viti 1996 në mënyrë seriale duke humbur cdo palë zgjedhje kundrejt kundërshtarit politik. Ne ndërkohë kemi raste suksesi dhe në zona të majta si Kruja e Fushë Kruja dhe ato të merren si modele. A kemi folur ne ndonjëherë për këtë? Kemi rënë dakord dhe e kemi sanksionuar dhe në statut se kryetari i partisë nuk arrin që partia politike të jetë forcë fituese pas zgjedhjeve nuk ka as kështu as ashtu. Nëse kryetari i partisë nuk e bën partinë fituese, jep dorëheqjen dhe i hap rrugën një gare tjetër për të bërë të mundur të bëjë PD fituese.”

Ai shtoi më tej se PD-ja nuk mund të mbetet peng i së shkuarës dhe duhet të reformohet e të çelë rrugën për brezin e ri. Salianji kritikoi përjashtimin e zërave kritikë.

“PD duhet të fitojë të ardhmen dhe për këtë duhet të bëjmë zgjedhje të qartë, të qëndrojmë peng i së shkuarës apo të hapim rrugën për një brez të ri. Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për një opozitë që kujton por dhe për një opozitë që frymëzon, për energji të reja dhe njerëz të rinj që nuk mban peshën e humbjeve të së shkuarës sepse ndryshimi i gjeneratave nuk është luks, por domosdoshmëri për të ecur përpara. Është ligji i mbijetesës politike për cdo forcë që do të jetë fituese. Po si bëhet, bëhet me votë. Ata që humbasin me votë duhet të hapin rrugën. Kontribuesit mbështesin të rinjtë. Po cfarë po ndodh në PD sot. Të gjithë proceset po pilotohen. Flasin për hapje, flasin për bashkim, për të rinj që duhet të marrin fatet në duart e tyre, por ndërkohë përjashtojnë të rinjtë nga gara, përjashtojnë anëtarët nga anëtarësia. Kurse listat e anëtarësisë që nga vitet 90 mbahen të mbyllura për tu përdorur si armë kundër njerëzve që duan të promovohen përmes votës, për ta mbajtur PD të mbyllur, humbëse dhe përfituese për disa njerëz që kanë vite që përfitojnë në kurriz të demokratëve e PD. Tani kanë dalë me një tezë tjetër, kush mendon ndryshe përjashtohet. Po ku e ka luksin PD të përjashtojë njerëz sidomos ata që kanë guximin të thonë të vërtetat në sy dhe të mendojnë ndryshe që PD të jetë fituese. PD nuk ka luksin as ata që rrinë për një rrogë, duhen të gjithë por secili në pozicionin e vet.” – shtoi Salianji.