
Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, deklaroi se çështja që përfshin zv/kryeministren Belinda Balluku përbën një “test kritik” për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.
McAllister theksoi se nuk mund të komentojë raste individuale ligjore, por nënvizoi se Bashkimi Evropian mbështet institucionet e pavarura dhe reformat për forcimin e shtetit ligjor. Ai shtoi se Shqipëria mbetet partnere e BE-së dhe se ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe në rrugën drejt integrimit evropian.
“Unë nuk mund të komentoj me hollësi për çështje individuiale. Por për këtë rast që përfshin zonjë Balluku, do të thosha që është një cështje që do bëjë test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit”, tha David McAllister.
“Kjo çështje ka patur një rol gjatë vizitës dhe takimeve tona në Shqipëri. Nuk jam në pozicion të komentoj një çështje individuale. Po vij nga Brukseli dhe kam dijeni mbi rastin, por nuk do të përfshihem në çështjet ligjore të këtij rasti”, deklaroi ai.
“I kam thënë të gjitha çfarë kam për të thënë për këtë çështje, nuk kam komente për çështje të brendshme. Nuk kam komente të mëtejshme. Kam qenë shumë i qartë në atë që thash, PE, KE, dhe shërbimi i punëve të jashtë të PE e mbështesin dhe janë partnerë të Shqipërisë. Shqipëria dhe ne kemi shumë punë për të bërë në këtë vend për të forcuar shtetin ligjor, për të forcuar luftën kundër korrupsionit. Ne suportojmë ato institucionet e pavarura që luajnë këtë rol, jemi në anën e qytetarëve të këtij vendi drejt përmbushjeve për të qenë anëtarë të BE”.