Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi gjatë natës në autostradën Thumanë-Kashar, ku humbi jetën një 48-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:20, kur dy mjete u përplasën me njëri-tjetrin.
Policia njoftoi se drejtuesi i njërit nga automjetet, 22-vjeçari I. I., është arrestuar menjëherë pas aksidentit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.