Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Cinizëm ekstrem, Rama mund t’i ketë firmosur vetë ato dorëheqje për alibira


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se Belinda Balluku ka dorëzuar tri herë dorëheqjen, por se ai nuk ia ka pranuar.

Në një konferencë për gazetarët, Berisha e cilësoi deklaratën e Ramës si “cinizëm ekstrem”, duke thënë se kryeministri po përpiqet të justifikojë situatën me alibi. 

“Dje u betua për kokën e Lubisë, ajo ishte gati të mallëngjehej.

Cinizëm ekstrem. Ai tha se Lubia dha dy herë dorëheqjen. Aty zbuloi veten që nuk e lejoi se do e marrë me vete.

E njeh mirë Lubinë ky, nuk pendohet ajo. Tregon gjoja paska dhënë dorëheqjen. Në debatin 5 orë në Kryeministri në prani të Uluziut dhe Agaçin, ajo ka kundërshtuar prerazi heqjen e mandatit.

Ka mundësi që Rama i ka firmosur vetë ato dorëheqje për alibira”, tha ai.