Vendosni fjalën kyçe....

Nancy VanHorn në Kuvend, takim me Niko Peleshin pas propozimit për ndryshimet në nenin 242



E ngarkuara me punë e Shtetet e Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, ka mbërritur ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Burime bëjnë me dije se VanHorn po zhvillon një takim me Kryetarin e Parlamentit, Niko Peleshi.

Takimi vjen një ditë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ku është propozuar një ndryshim ligjor në nenin 242, që lidhet me mbrojtjen e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga pezullimi nga detyra.

Ende nuk ka detaje zyrtare mbi axhendën e bisedës mes palëve.