
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ishte në qendër të vëmendjes në Samitin e Sigurisë në Mynih, ndërsa udhëheqësit europianë prisnin me ankth se çfarë toni do mbante ai në fjalimin e tij të së shtunës. Edhe pse fjalimi i tij nuk i fashiti plotësisht shqetësimet e tyre, ai u pa si një sigurim për aleatët se, ndonëse marrëdhëniet e SHBA-së mund të jenë krisur nën Donald Trump, ato nuk do këputen.
Megjithatë, zëri i Rubios nuk ishte i vetmi zë politik amerikan në samit. Edhe nëse fjalët e Sekretarit të Shtetit nuk do ishin pritur aq mirë, kishte politikanë të tjerë amerikanë që po bënin çmos për të siguruar evropianët.
“Nëse nuk ka asgjë tjetër që mund të komunikoj sot,” tha Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, në një aktivitet të premten, “Donald Trump është i përkohshëm. Ai do ikë pas tre vitesh.”
Neësom ishte vetëm një nga dhjetëra ligjvënësit dhe guvernatorët amerikanë të pranishëm, përfshirë disa demokratë, si kaliforniani, që mund të konkurrojnë për nominimin presidencial të partisë së tyre në vitin 2028.
Shumë prej tyre theksuan se SHBA do vazhdonte të ishte një partner i fortë për Europën, linja të ngjashme me ato të Rubios, por pa kritikat e tij për rënien kulturore të kontinentit.
“Arsyeja pse jemi këtu është për të ofruar siguri se ne e kuptojmë rëndësinë e aleatëve tanë europianë,” tha senatorja demokrate Jeanne Shaheen nga Neë Hampshire, shkruan BBC.
Një republikan i pranishëm, senatori Thom Tillis, mbështeti këtë qëndrim, duke vënë në dukje se SHBA dhe Europa nuk ishin në një “luftë civile”. Ai i paralajmëroi aleatët amerikanë që të mos përfshiheshin në “retorikën e politikës amerikane”