
Foto ilustruese
Një 23-vjeçar ka humbur jetën në Librazhd pasi dyshohet se është dëmtuar teksa kishte çuar për të riparuar makinën në një servis.
Viktima është plagosur në rrethana ende të paqarta. Edhe pse është dërguar në spital për mjekim, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
“Në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.” – thuhet në njoftimin e policisë.