Vendosni fjalën kyçe....

Paralizohet aksi Librazhd-Elbasan, radhë kilometrike


Fluksi i lartë i mjeteve që kthehen drejt kryeqytetit pas fundjavës ka shkaktuar kaos në aksin Librazhd-Elbasan.

Pasditja e sotme ka regjistruar radhë kilometrike dhe lëvizje tejet të ngadaltë, sidomos në segmentet ku rruga ngushtohet.

Kjo situatë, tashmë e kthyer në një fenomen të përsëritur, ka detyruar drejtuesit e mjeteve të presin me orë të tëra në radhë.