Vendosni fjalën kyçe....

“Më hoqën titullin Miss America pse nuk pranove transgjinorizmin” – Konkurrentja në SHBA


Miss North Florida Kayleigh Bush thotë se iu hoq titulli i Miss America pasi refuzoi të pranonte transgjinorizmin. Kayleigh Bush, fituesja e vitit 2024 e konkursit të bukurisë Miss North Florida, ka zbuluar se iu hoq titulli i saj në Miss America sepse refuzoi të nënshkruante një kontratë që do ta detyronte atë të pranonte transgjinorizmin.

Bush-it iu hoq titulli në nëntor të vitit 2024, pavarësisht se fitoi konkursin dhe nënshkroi një kontratë për të konfirmuar pozicionin e saj, shkruan Breitbart.

Mbretëresha e bukurisë, megjithatë, pretendon se i kërkuan të nënshkruante një kontratë zëvendësuese disa muaj pasi fitoi. Bush thotë se kontrata përmbante gjuhë të re që pohonte transgjinorizmin dhe kjo ishte diçka që ajo refuzoi ta nënshkruante.

“Ishte zemërthyese. Ishte konfuze. Ishte zhgënjyese,” tha Bush.

“Sepse Miss America ka nderuar gratë për mbi 100 vjet, dhe tani ata nuk mund të përcaktojnë as se çfarë është një grua.”

Rregullat e reja parashikojnë që aplikantet duhet të jenë gra të pamartuara midis moshës 18 dhe 28 vjeç. Por përshkrimi i asaj se çfarë është një grua tani përfshin transgjenizmin dhe i përshkruan aplikantet e mundshme si “një individ që ka përfunduar plotësisht operacionin e ricaktimit të seksit përmes Vaginoplastikës (nga mashkull në femër)”.