
Dhjetëra banorë të Durrësit kanë protestuar sot para bashkië për të kundërshtuar projektin TID, nga i cili preken.
Ata janë përplasur me zyrtarët e bashkisë duke u kërkuar llogari mbi projektin që prish banesat e tyre. Banorët janë përpjekur të mos lejojnë të futet në mbledhjen e këshillit bashkiak anëtarin Alfred Mullaraj duke e ndjekur dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar gjendjen.
Po kështu banorët janë përplasur me drejtorin e IMT-së Durrës në dyert e bashkisë duke i marrë atij nga duart një dosje me dokumente, shkruan Durrëslajm.