
Një video skandaloze është shfaqur në rrjetet sociale. Në të tregohet një mësues duke rrahur një nxënës në klasë.
Ngjarja ka ndodhur në gjimnazin “Pavarësia” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Nxënësi është ulur mbi një tavolinë ndërsa në videon e shkurtër, shiheet fillimisht mësuesi duke i drejtuar dorën drejt faqes së nxënësit, para se i mituri t’ia shtyjë me forcë.
Pas kësaj mësuesi e godet nxënësin, por ky i fundit kundërpërgjigjet duke e shtyrë me këmbë në bark. Pas këtij çasti, mësuesi lëshon disa grushte në drejtim të nxënësit.
Mësuesi dhe nxënësi janë shoqëruar në polici, shkruan Kallzo.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast.” – ka thënë zëdhënësi i policisë.