Vendosni fjalën kyçe....

Osmani: Flamuri i Kosovës u valëvit me krenari në Milano-Cortina



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar paraqitjen e dy skitarëve kosovarë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Ajo ka theksuar se flamuri i Republikës së Kosovës u valëvit me krenari në këtë ngjarje madhështore dhe u ka dhënë mbështetje sportistëve që përfaqësojnë vendin.

“Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, dy skitarët tanë, përfaqësojnë Kosovën me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha. Kosova është me ju, sot, nesër dhe gjithmonë! Ju priftë fati e u kthefshin faqebardhë”, shkruan Osmani në Facebook.

Në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026 marrin pjesë rreth 2.800 sportistë nga 92 shtete të botës. Radiotelevizioni i Kosovës, si transmetues ekskluziv, do të ofrojë mbi 125 orë program olimpik deri më 22 shkurt, duke sjellë garat dhe emocionet e kësaj Olimpiade për publikun kosovar.