
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka takuar senatorë e kongresmenë amerikanë gjatë një vizite zyrtare të disa deputetëve të opozitës në SHBA.
Mediu shkruan në Facebook se ka patur një darkë miqësore me senatorë e kongresmenë. Gjatë takimeve miqësore dhe atyre zyrtare në Senat, është diskutuar për problemet në Shqipëri, shaktërrimin e standarteve dhe Institucioneve demokratike, manipulimim e zgjedhjeve, bashkëpunimin e krimit të organizuar me qeverinë dhe pastrimin e parave.
“Veç takimeve zyrtare në Kongres Pat ishte kenaqesi te kalonim nje darke miqesore me te dhe Kongresmenin Ronny Jackson dhe me vone me Senatorin Ted Cruz.
Senatori Mike Lee dhe Kevin Cramer ngelen miq të mirë personalisht dhe të Shqipërisë.
Në takime u diskutua për problemet në Shqipëri, shaktërrimin e standarteve dhe Institucioneve demokratike, manipulimim e zgjedhjeve, bashkëpunimin e krimit të organizuar me qeverinë dhe pastrimin e parave.” – shkruan Mediu.


